Netanyahu: E keqja ka pësuar goditje të rëndë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Netanyahu: E keqja ka pësuar goditje të rëndë
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se e keqja kishte "pësuar një goditje të rëndë", por paralajmëroi se detyra e Izraelit "nuk ishte e plotë".

Ai tha se Izraeli ka përmbushur premtimin e tij për të eliminuar liderin e Hamasit.

Duke iu drejtuar familjeve të pengjeve, ai tha se ky ishte “një moment i rëndësishëm në luftë”.

 “Sot e keqja pësoi një goditje të rëndë, por detyra para nesh nuk është përfunduar ende. Ne do të vazhdojmë me të gjitha forcat tona deri në kthimin në shtëpitë e të dashurve tuaj”, deklaroi ai.

Ai gjithashtu kishte një mesazh për banorët e Gazës duke thënë: "Sinwar ua ka shkatërruar jetën. Ai tha se ishte një luan, por në të vërtetë ishte fshehur në një strofkë të errët dhe ai u vra kur po ikte nga ushtarët tanë në panik."

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog vlerësoi ushtrinë, agjencinë e sigurisë Shin Bet dhe shërbimet e tjera të sigurisë për eliminimin e Yahya Sinwar.

Duke e përshkruar si "organizatorin e sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit", Herzog tha se Sinwar ishte "përgjegjës për aktet e tmerrshme të terrorizmit kundër civilëve izraelitë, qytetarëve të vendeve të tjera dhe vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm".

"Tani, më shumë se kurrë, ne duhet të veprojmë në çdo mënyrë të mundshme për të kthyer 101 pengjet ende të mbajtura nga terroristët e Hamasit në kushte të tmerrshme në Gaza," vuri në dukje ai.

Ndërsa, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se Izraeli ka sjellë drejtësi për qytetarët e tij.

"Sinwar vdiq duke u ndjekur - ai nuk vdiq si komandant, por si dikush që kujdesej vetëm për veten," tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024