Napoli pritet ta shkarkojë trajnerin
Lexohet për: 1 min.
24-Napoli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Napoli ka bërë heshtje totale për media pas humbjes katastrofike në shtëpi ndaj Empolit, pasi presidenti Aurelio De Laurentiis mund të jetë duke vlerësuar situatën që mund të sjellë shkarkimin e trajnerit Rudi Garcia.

Sipas Sky Sport Italia, Presidenti De Laurentiis shkoi në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë sot, duke bërë tashmë të njëjtën gjë në disa ndeshje të fundit, përcjellë KosovaPress.

Ishte De Laurentiis ai që vendosi që askush të mos flas për media dhe u vu re se ai ishte ulur pranë vëllezërve Fabio dhe Paolo Cannavaro në tribunë sot.

Si napolitanë, produkte të akademisë së Napolit dhe lojtarë të klubit, Fabio u shkarkua nga detyra e trajnerit të Beneventos në shkurt 2023, ku Paolo punonte si ndihmës i tij.

Një tjetër kandidat do të ishte Igor Tudor, më parë trajner të Udinese dhe Olympique Marseille.

Krahasuar me sezonin e kaluar, Napoli është 11 pikë më keq dhe po lufton edhe në Evropë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025