Napoli i Amir Rrahmanit merr kreun e Serie A pas fitores ndaj Fiorentina
Sport
Lexohet për: 2 min.
Futbollistët e Napolit kanë shënuar fitore në udhëtim ndaj Fiorentina së papërshtatshme sot në Firencë, në kuadër të javës së 19-të të Serie A.
Në ekipin e parë të napolitanëve në ndeshjen në “Artemio Franchi” ishte futbollisti kosovar Amir Rrahmani. Ky i fundit kishte një rast shënimi në minutën e 22-të, por goditja e tij me kokë përfundoi pranë portës kundërshtare.
Ekipi i Napolit erdhi në epërsi me golin e David Neres pas asistimit të Romelu Lukaku në minutën e 29-të. Gjashtë minuta më vonë një gol i Moise Kean të Fiorentina u anulua pas rishikimit të VAR-it, për shkak të prekjes së topit me dorë.
Lukaku shënoi në minutën e 54-të dhe Scott McTominay në minutën e 68-të për epilogun 3-0.
Pas 19 xhirosh, Napoli merr kryesimin e tabelës me 44 pikë, tri më shumë se Atalanta e Berat Gjimshitit. Interi renditet i treti me 40 pikë, por dy ndeshje më pak, Lazio 35 pikë dhe Fiorentina e pesta me 33 pikë.
Sot gjatë ditës Venezia dhe Empoli u ndanë me barazim 1:1, ndërsa sonte nga 20:45 zhvillohet ndeshja tjetër ndërmjet Verona dhe Udinese.
Ndeshjet e tjera janë në programin e ditës së diel: Monza-Cagliari, Lecce - Genoa, Torino-Parma dhe derbi romak Roma-Lazio.