Nanobiosensorët, hap i rëndësishëm drejt diagnostikimit më të shpejtë
4-Fourth
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Nanobiosensorët, hap i rëndësishëm drejt diagnostikimit më të shpejtë
AKASh1234
10/03/2026 - 14:25
Linku u kopjua


Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u mbajt një ligjëratë nga profesori dhe akademiku shqiptar Arben Merkoçi, me temë: “Nanobiosensorët si gjenerata e ardhshme e pajisjeve diagnostikuese për shëndetin global”.

Profesori Merkoçi prezantoi zhvillimet më të fundit në fushën e nanoteknologjisë dhe rolin që nanobiosensorët pritet të kenë në diagnostikimin e sëmundjeve. Ai theksoi se këto pajisje përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt diagnostikimit më të shpejtë, më të saktë dhe më të përballueshëm për sistemet shëndetësore në mbarë botën.

Akademiku shqiptar, Arben Merkoçi tha se rrugëtimi dhe formimi i tij akademik e kanë bazën në Shqipëri, duke shprehur mirënjohje për profesorët që e kanë udhëhequr gjatë studimeve.

Ai vuri në dukje se nanobiosensorët përfaqësojnë pajisje të gjeneratës së re me rëndësi të madhe për diagnostikimin në shëndetin global, duke përfshirë jo vetëm shëndetin e njerëzve, por edhe atë të mjedisit.

“Nanobiosensorët si pajisje e gjeneratës së re me shumë interes për  fushën e diagnostikove për shëndetin global. Kur themi për shëndetin global kam parasysh jo vetëm për shëndetin e njerëzve, por edhe të natyrës, sepse shëndeti i njerëzve është shumë i lidhur edhe me cilësinë që ka mjedisi ku jetojmë.... 080-04 Konsiderohet se teknologjia e shekullit është një fushë dhe shkencë e teknologji që  ka të bëjë me studimet dhe dimensionet shumë të vogla nga 1 deri në 10 nanometra”, tha ai.

Merkoçi, tha se fusha e biosensorëve, me përdorimin e nanomaterialeve, është zhvilluar në atë që sot njihen si nanobiosensorë, për të cilët ekziston një kërkesë e madhe në treg, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.

“Fusha e biosensorëve, e cila tashmë me përdorimin e nanaomaterialeve ka kaluar në ato që quhen nanobiosensorë ka një kërkesë në treg  dhe këtu është vetëm në SHBA sa kërkohet dhe interesante është që këto pajisje që të mund të përdoren si në jetën reale në mjekësi apo mjedis duhet plotësuar disa kushte...Mbi të gjitha duhet të jenë të shpejta në përdorim në mënyrë që personi që ka nevojë me një lexim të marrë një përgjigje po ose jo apo vlerë të caktuar për përdorimin që ka. Ajo që ne po bëjmë është interesante  ne po mundohemi të përdorim materiale susteniple që janë jo vetëm nga pikëpamja e kostos por edhe e mjedisit të cilat nuk krijojnë probleme në mjedis“, tha ai.

Nënkryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Fejzullah Krasniqi vlerësoi lart kontributin shkencor të profesorit Arben Merkoçi, duke theksuar reputacionin e tij ndërkombëtar në fushën e nanoshkencës dhe teknologjive të avancuara.

“Një studiues me reputacion të lartë ndërkombëtarë në fushën e nanoshkencës, nanotekonologjisë dhe biosensorëve në Institutin Katalan të Nanoshkencës dhe Nanotekonologjisë të Spanjës....Kjo temë përfshin lëmin aktualisht më të avancuar mulitdisiplinare të shkencës ku ndërlidhen nanoshkenca, kimia, biologjia dhe teknologjitë e avancuara për diagnostikimin e shëndetit global”, tha ai.

Ligjërata u ndoq nga akademikë, studiues, profesorë universitarë dhe studentë, të cilët patën mundësinë të diskutojnë mbi zhvillimet më të fundit në nanoteknologji dhe aplikimin e saj në mjekësi./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026