Naim Ismajli: Do të angazhohem për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e arsimit
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
469643333_1033946355410930_6419798828020440027_n
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli me përvojën dhe vizionin e tij, do të angazhohet për rritjen e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e arsimit dhe avancimin e rinisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave të kategorive të dala nga lufta dhe përkrahjen për secilin qytetar.

Ismajli i cili në listën e PDK-së ka numrin, 48, është një lider i provuar dhe menaxher i suksesshëm.

Ai në një postim iu ka drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe bashkëqytetarëve të Shtimes.

Të nderuar votues,

Unë si kandidat për deputet me numrin 48, nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetjen e PDK-së në Shtime, përkrahjen e Kryetarit z. Memli Krasniqi, miqëve dhe familjes sime, ju ftoj që bashkë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Gjatë karrierës sime, kam pasur nderin t'ju shërbej në pozita të rëndësishme,

Kryetar i Komunës së Shtimes (2007-2021),

Ish-Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës,

Ish-Kryetar i NALAS (Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore),

Drejtor Ekzekutiv i PDK-së

Profesor i Ekonomisë në Kolegjin AAB

Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Gjatë gjithë kësaj periudhe, kam dëshmuar përkushtimin dhe përvojën time për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur interesin publik.

Me përvojën dhe vizionin tim, angazhohem për:

✅ Rritjen e zhvillimit ekonomik.

✅ Përmirësimin e arsimit dhe avancimin e rinisë;

✅ Mbrojtjen e të drejtave të kategorive të dala nga lufta dhe përkrahjen për secilin qytetar.

Kosova MUNDET MË MIRË dhe me ekipin tonë, të udhëhequr nga Bedri Hamza, kandidat për Kryeministër, ne mund të sjellim ndryshimin që vendi ynë ka nevojë.

Më 48-shin për zhvillim, dinjitet dhe përparim!

Naim Ismajli

Kandidat për deputet nr. 48.

Lider i provuar, menaxher i suksesshëm – Voto 48

#KosovaMundetMaMirë48

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025