Isufi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, obligim kombëtar e shtetëror
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Ahmet Isufi
1 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Ahmet Isufi, dhe kryetari i kësaj partie në Gjilan, Nazim Gagica, sot kanë takuar kryetarin e Lëvizjes për Progresin Demokratik, Shqiprim Jonuz Musliu dhe Kryetarin e OVL të UÇPMB-së për Bujanoc, Bejtulla Bejtullahun.

Isufi, tha ky takim u realizua në shënimin e 7-vjetorit të vdekjes së Jonuz Musliut - veprimtar për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

“Me respektin më të madh, bashkë me kryetarin Nazim Gagica, takuam kryetarin e Lëvizjes për Progresin Demokratik, Shqiprim Jonuz Musliu dhe kryetarin e OVL të UÇPMB-së për Bujanoc, Bejtulla Bejtullahun, me të cilët ndamë kujtime për Jonuz Musliun si veprimtar e luftëtar i madh për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore, me rastin e shënimit të shtatë vjetorit të shkuarjes në amshim”, shkroi Isufi.

Isufi bëri thirrje për një kujdes më të shtuar për të drejtat e shqiptarëve në këto treva.

“Është obligim kombëtar e shtetëror që Kosova e Shqipëria të shtojnë vëmendjen për përkujdesje më të shtuar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në këto treva, që të ndërpritet trendi i shpërnguljes dhe zbrazjes së kësaj hapësire”, tha ai.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025