Naim Frashëri kujtohet në vendlindje, vlerësohet kontributi i tij në kulturën dhe identitetin shqiptar
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Naim Frashëri kujtohet në vendlindje, vlerësohet kontributi i tij në kulturën dhe identitetin shqiptar
Naimi 1
26/05/2026 - 19:18
Linku u kopjua

Në vendlindjen e poetit të madh të kombit, Naim Frashëri, Frashëri i Përmetit u kthye në një qendër kujtese dhe nderimi me rastin e 180-vjetorit të lindjes së tij. Pranë shtëpisë muze të Vëllezërit Frashëri u zhvilluan homazhe dhe aktivitete përkujtimore, ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, drejtues të komunitetit bektashian, studiues, artdashës dhe qytetarë nga treva të ndryshme shqiptare.

“Le të na shërbejë kjo ditë jo vetëm jo thjesht si kujtimi i së shkuarës, por si një çast udhërrëfimi për të tashmen dhe për të ardhmen”, u shpreh kryebashkiakja e Përmetit, Alma Hoxha.

Ndërsa kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”, Tomor Kotorri, theksoi rëndësinë që trashëgimia e kësaj familjeje të ruhet dhe të përcillet te brezat e rinj si një pasuri e vyer kombëtare.

“Në këtë ditë të shënuar jemi po në vendlindjen e vëllezërve Frashëri, pra jemi në Frashërin tonë, jemi në Frashër të Shqipërisë, në vendlindjen e vëllezërve Frashëri, pishtarët e dritës dhe të përparimit të kombit tonë. Duhet që Frashëri, ky vend simbol i kombit, ta kthejmë në Mekë të shqiptarizmit duke sensibilizuar biznesin shqiptar, qeverinë, kombin që kjo ky vend i shenjtë të kthehet një monument kulturor kombëtar”, u shpreh Tomor Kotorri, Kryetar i Shoqatës “Vëllezërit Frashëri”

Sot, pas 180 vitesh, figura e Naim Frashëri vijon të mbetet simbol i ndritur i kulturës shqiptare, ndërsa Vëllezërit Frashëri mbeten trinomi që bashkon historinë, letërsinë dhe patriotizmin shqiptar në një trashëgimi të përjetshme.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026