Kurti mbledh qeverinë, nga Franca, merret një vendim i madh për Ministrinë e Mbrojtjes
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti mbledh qeverinë, nga Franca, merret një vendim i madh për Ministrinë e Mbrojtjes
kurti qeveria
Foto Arkiv
27/03/2026 - 21:09
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka bërë me dije që sot ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa projektligje dhe vendime të rëndësishme, përfshirë një për t’i kryer disa obligime financiare të pa përmbushura ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, për vitin 2025.

Kabineti që kryesohet nga Albin Kurti, i cili sot ka qëndruar në Paris, ku për dy orë ka zhvilluar një takim e drekë punë me presidentin francez, Emanuel Macron, miratoi, siç thuhet në një kumtesë për medie, Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar.

Po ashtu, u miratuan edhe projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve në kuadër të programit të kredisë së bazuar në politikat për sektorin e Energjisë dhe Klimës.

Në mbledhje u aprovua edhe Projektligji për Marrëveshjen e Kredisë për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Qeveria miratoi gjithashtu Listën e Artikujve për Përdorim të Përbashkët që i nënshtrohen procedurës qendrore të prokurimit publik.

Ndër vendimet tjera, u aprovuan edhe ndryshimet në tabelën e ndarjeve buxhetore për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes të sic u tha, obligimeve financiare të pa përmbushura nga viti paraprak për Ministrinë e Mbrojtjes. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026