Nagavci: Skema e kuponëve në edukimin e hershëm do t’u ndihmojë familjeve në nevojë
Lexohet për: 2 min.
Nagavci-050924
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, në lansimin e skemës së kuponëve në kuadër të projektit “Mbështetje për pjesëmarrjen e fëmijëve të cenueshëm në shërbimet e kujdesit dhe fëmijërisë së hershme” ka thënë se skema do t’u dalë në ndihmë familjeve që janë pjesë e skemës së asistencës sociale.

Nagavci, ka thënë se projekti për edukimin e hershëm të fëmijëve, ndihmon në zhvillimin e tyre në të ardhmen por ndihmon edhe familjet, prindërit dhe shoqërinë në zhvillimin e saj.

Ajo, ka theksuar se janë 4 mijë e 469 fëmijë të moshës 3-5 vjeç nga familjet që marrin ndihmë sociale dhe 104 prej tyre ndjekin arsimin parashkollor publik, ndërsa nga mosha 0-3 vjeç nga 4 mijë e 788 vetëm 31 fëmijë vijojnë institucionet në edukimin e fëmijërisë së hershme.

Ndërsa, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, ka shtuar se këta kupona do t’i ndihmojnë familjeve të kenë qasje në shërbimet e kujdesit për fëmijët.

Kurse,  kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola ka thënë se një investim i tillë ndikon edhe në vet shoqërinë dhe të ardhmen tonë.

Ky projekt i edukimit të hershëm të fëmijëve, është në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNICEF-in, e cila financohet nga Fondi i Mësimit të Hershëm i Bankës Botërore.

Lajmi në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024