Nagavci për Haradinajn: Absurd të kërkojë mbështetje për presiden
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nagavci për Haradinajn: Absurd të kërkojë mbështetje për presiden
nagavci foto
25/06/2026 - 13:45
Linku u kopjua

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëria Nagavci ka deklaruar se presin ndonjë kandidat jo partiak për president, të cilët do të ishin më unifikues dhe do të ushtronin me kompetencë e përgjegjësi pozicionin e tyre.

Nagavci pasi mori pjesë në ngjarjen kushtuar 90 vjetorit të lindjes së Rexhep Qosjes, tha se do të shmangin një krizë të re e që të funksionalizojnë institucionet dhe të vazhdojnë me detyrat të cilat janë me rëndësi për qytetarët.

Ajo u shpreh optimiste se deputetët do të respektojnë vullnetin e qytetarëve, duke shtuar se nuk kanë shumë kohë për të humbur dhe ka marrëveshje ndërkombëtare e projekte të cilat presin të shqyrtohen.

Nagavci u pyet nga gazetarët nëse Ramush Haradinaj do të kishte mbështetjen e LVV-së për president, mirëpo ajo u shpreh se është absurd që dikush që ka folur “fjalë të pamatura të kërkojë që të marrë mbështetje.

​“​Po tani siç thashë, nuk do të kisha dashur të flisja me emra të veçantë. Është për mua personalisht, është pak absurde që një person, cili do qoftë ai, i cili ka folur fjalë të pamatura, gjëra të cilat e dinë edhe vetë që nuk qëndrojnë në Kuvend, tashmë të kërkojnë që të marrin mbështetjen. Kjo tregon shumë edhe për atë që ka ndodhur para apo edhe tani, kështu që unë besoj e përsëris që të gjendet, të gjenden disa emra konsensualë sepse besoj që Kosova ka mjaftueshëm njerëz me integritet, me pikëllatë edhe personale edhe profesionale, të cilët do të bënin në mënyrë shumë të mirë presidentin apo presidenten. ​Edhe Ramush Haradinaj duhet larguar? Unë nuk po flas sot me emër të lëvizjes, me emra të tillë, por atë që mund të them është se është kohë që të mendojmë për institucionet, të mendojmë se si dalim nga kjo krizë politikë edhe të lëmë anash vetëm ambiciet edhe interesat personale”, tha Nagavci.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026