Nagavci kërkon bashkëpunim: Më mirë ta zgjedhim tani presidentin sesa më vonë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nagavci kërkon bashkëpunim: Më mirë ta zgjedhim tani presidentin sesa më vonë
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar bashkëpunim dhe konsensus për zgjedhjen e presidentit.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Nagavci tha se në këtë fazë ka nevojë për unitet dhe bashkëpunim për të dalë nga ngërçi aktual.
Në deklarimet jashtë rendit të ditës, Nagavci tha se ata që punojnë për zgjedhje të reja duhet ta dinë se ato nuk ua heqin përgjegjësinë për të punuar sërish bashkë për të zgjedhur presidentin.
Prandaj, sipas saj, më mirë është të zgjidhet presidenti në këto kushte sesa më vonë.
“Në këtë fazë kemi nevojë për unitet dhe bashkëpunim. Para nesh kemi një proces të rëndësishëm kushtetues, zgjedhja e presidentit të Republikës, ku nga secili prej nesh kërkohet pjekuri politike. Presidenti si figurë e unitetit të popullit thërret për proces që duhet të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimit. Përgjegjësia është e jona, prandaj qytetarët presin nga ne që të marrim vendime. Ata që mendojnë dhe punojnë për zgjedhje duhet ta dinë se ato nuk na heqin përgjegjësinë për të punuar për të njëjtat tema herët apo më vonë. Në këto kushte më mirë tani sesa më vonë”, tha ajo.
Nagavci para deputetëve foli edhe për pasaktësitë e ekspozitës së fundit të Shkëlzen Gashit për masakrat në Kosovë në vitet 1998-1999.
Sipas saj, qeveria nuk do të ndalet në asnjë rrethanë deri në kompletimin e dokumentimit të këtyre masakrave dhe vendosjen e drejtësisë për çdo masakër, krim lufte dhe gjenocidin e kryer nga Serbia.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.