Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka vazhduar përplasjet me deputetët opozitarë për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët 2023-2024. Nagavci duke iu reaguar deputetëve opozitarë tha se ajo është e shqetësuar kur po dëgjon të zgjedhurit e popullit të flasin siç u shpreh ajo, broçkulla. Ndaj këtyre deklarimeve të ministres Nagavaci ka reaguar deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili tha se si pedagog që është do t’ia kishte thyer notën e sjelljes ministres Nagavci për këto deklarime, derisa e akuzoi ministren se po e përndjek, pasi po merret me diplomën e tij universitare. Ministrja Nagavci hodhi poshtë deklarimet e deputetit Shala, teksa e akuzoi atë se e ka marrë shtëpinë që është pronë e universitetit. Deputeti Shala tha se shtëpia është e tij, derisa akuzoi ministren se më mënyrë të paligjshme po menaxhon Universitetin e Prishtinës me bord të jashtëligjshëm. /E.Zeqiri/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.