Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë, një nga ndërtesat emblematike të qytetit juglindor, vijon të tërheqë vizitorë vendas dhe të diasporës. Sipas statistikave të vizitueshmërisë, në Muzeun e Arsimit Korçë numri i vizitorëve gjatë vitit 2022, ka ardhur në rritje.
“Specifikisht muaji gusht, i cili përgjithësisht është muaji më i vizituar ka shënuar një rritje prej 40%, në krahasim me muajin gusht të vitit 2021. Konkretisht në muajin gusht muzeu u vizitua nga 1428 vizitorë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nga 1016 vizitorë”, tha Muzeu Kombëtar i Arsimit Korçë.
Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908, si dhe historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (Evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi.
Pas restaurimit në sajë të një investimi të qeverisë shqiptare ky muze po tërheq më shumë vizitorë./atsh/