Muzeu Historik i Shkodrës në ndërtesën monumentale të shekullit XIX
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Muzeu Historik i Shkodrës është monumenti i radhës i përfshirë në projektin “Të çelen arkapijat”, që synon të risjellë në vëmendje objekte të trashëgimisë kulturore.

Muzeu Historik i Shkodrës nisi të organizohet që në vitin 1947, nën emërtimin “Muzeu Popullor” dhe mori formë të plotë në vitin 1949. Ai u vendos në qendër të qytetit, në një ndërtesë monumentale të shekullit XIX, vlerat e së cilës ia shtonte “Kulla e Sahatit” pranë tij.

Fillimisht u ngrit mbi bazën e koleksioneve të vjetra të kuvendeve të Jezuitëve dhe Franceskanëve themeluar që nga fundi i shekullit të XIX, si dhe nga koleksionet e familjeve shkodrane.

Në vitin 1996, Muzeu Historik i Shkodrës u transfer­ua në shtëpi karakteris­tike shkodrane që mban emrin “Oso Kuka” ku ndodhet edhe sot.

Ky muze përbëhet nga seksionet e etnografisë, arkeologjisë, artit pamor dhe bibliotekës. Si muze lokal, bën pjesë në rrjetin e institucioneve kulturore në vartësi të Bashkisë Shkodër.

“Të çelen arkapijat” është një projekt që sjell në kujtesën e qytetarëve shkodranë deriçkat që zakonisht gjendeshin në murin e kopshtit prapa shtëpive, e që shërbenin për t’u lidhur me fqinjët. Kjo traditë deri para disa dekadash mbante të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin. Projekti synon të trokasë në portat shkodrane që t’u hapen të rinjve dhe fëmijëve./ATSh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024