Mustafa: Qeveria mund të rrëzohet me strategji më të fortë opozitare
Intervista
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë një interviste për KosovaPress deklaron se Qeveria Kurti mund të rrëzohet me një strategji të fortë opozitare. Ndër të tjera, ai kritikon partinë në pushtet, kryeministrin Albin Kurti si dhe presidenten Vjosa Osmani.

Ish-kryeministri Isa Mustafa e quan trishtuese rrahjen e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës. Derisa thotë se ka parë përsëritje të skenave të pahijshme në Kuvend të vitit 2015, ai thekson se e e kishte të vështirë t’i arsyetonte ato në takime ndërkombëtare.

Mustafa thekson se dhunën në Kuvend, por edhe jashtë saj e ka instaluar Lëvizja Vetëvendosje me kohë dhe sipas tij, kjo është “sëmundje” që po trashëgohet.

Duke folur për opozitën e tanishme, ai thotë se në kohën kur ka qenë kryeministër, opozita e atëhershme është imponuar më shumë përmes dhunës sesa siç shprehet ai, ka pasur forcë.

Ish-kryetari i LDK-së potencon se Qeveria Kurti mund të rrëzohet me strategji më të opozitës, derisa thotë se qeveria duhet të implementojë marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

Mustafa shprehet se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe se kryeministri Kurti s’mund të krijojë incidente për t’i ikur obligimeve.

Gjatë intervistës për KosovaPress, Mustafa e quan skandal të paparë diplomatik faktin që kryeministri Kurti nuk e ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Sipas tij, gabim nga Kurti është edhe mosprezenca në takim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, që është mbajtur më 17 korrik në Tiranë.

Krahas kritikave për kryeministrin Kurti, ish-kryeministri Mustafa ka kritika edhe për presidenten Vjosa Osmani.

Ai e kritikon Osmanin, e cila sipas tij, nuk po reagon për ndodhitë e fundit, “të cilat po rrezikojnë relacionet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Sipas tij, Osmani është distancuar nga veprimet e qeverisë.

Ndërsa, për takimet që ka pasur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Mustafa thotë se nuk ka pasur ftesë dhe nuk ka dashur që të përfshihet, pasi ka përfunduar punën dhe aktivitetin në LDK. Ai shton se LDK duhet të ecë përpara dhe të gjejnë forma më të mira të komunikimit dhe me qytetarët dhe me anëtarët e LDK-së./KosovaPress

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/mustafa-e-sheh-te-rende-marreveshjen-e-ohrit-kurti-po-tensionon-situaten-ne-veri/
A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
677
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024