Mustafa-PDK: Represioni ndaj qumështores “Vita” tregon luftën e qeverisë kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mustafa-PDK: Represioni ndaj qumështores “Vita” tregon luftën e qeverisë kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë
arben-mustafa-800x450-1-600x360
02/07/2026 - 20:23
Linku u kopjua

Arben Mustafa nga PDK-ja tha se nuk mund të ketë as investime vendore e as investime të huaja në një vend ku qeveria është armiqësore ndaj sektorit privat.

Këtë reagim Mustafa e ka bërë pas zhvillimeve në kompaninë Vitia, e cila u mbyll këtë të enjte.

“Represioni i sotëm ndaj qumështores Vita tregon luftën që kjo qeveri po e zhvillon kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë!”, shkroi Mustafa.

Reagimi i tij i plotë:

“Inspektori” Armend Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes!

Represioni i sotëm ndaj qumështores Vita tregon luftën që kjo qeveri po e zhvillon kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë!

E pastaj pyesim pse nuk ka investime në Kosovë.

Nuk mund të ketë as investime vendore e as investime të huaja në një vend ku qeveria është armiqësore ndaj sektorit privat.

Me këtë qasje, shihet qartë se qeveria e Albin Kurtit nuk synon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve për një jetë me dinjitet në Kosovë.

Përkundrazi, po ndërton një model ekonomik ku qytetarët bëhen gjithnjë e më të varur nga ndihmat e qeverisë, në vend që të krijohen kushte për punë, prodhim dhe investime.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026