Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se KFOR-i, paska folur profesionalisht kur ka thënë se një organizatë paramilitare me emrin "Brigada e Veriut" mund ta eskalojë situatën në veri të Republikës së Kosovës.
Musliu përmes një shkrimi në Facebook ka theksuar se, temë tjetër e rëndësishme, ishte njëfarë "hulumtimi", i cili si rezultat kishte "gatishmërinë e serbëve për të protestuar nëse konfiskohen automjetet me targa serbe". Besoj shumë se ky hulumtim i bërë nga një qendër në Mitrovicë (OJQ serbe) është instrument i shërbimeve serbe të inteligjencës, për ta rritur presionin publik ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ndaj vendeve të QUINTit.
KFOR-i, paska folur profesionalisht kur ka thënë se një organizatë paramilitare me emrin "Brigada e Veriut" mund ta eskalojë situatën në veri të Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë, kam dy çështje:
2. Pjesëtarët e kësaj organizate nuk janë me nacionalistet serbe (si Oliver Ivanoviqi etj.), por janë kriminelët serbë (argatët e Radoiçiqit).
Pra këta janë "patriotë serb të sponsorizuar nga Rusia", me petkun e ?????? ?????.
Edhe kjo e ka një indikator mes rreshtave:
Qytetarët e zakonshëm serbë në veri, nuk mund të detyrohen që të dalin më në barrikada, siç ka ndodhur dikur. Me kushtëzime e kërcënime të ndryshme.
Përfundimisht, Putinit dhe Vuçiqit po iu shkurtohet fitili i zjarrit në Kosovë. Por kujdes, mundësi zjarri ka ende!