Eksperti i sigurisë, Agim Musliu tha se Serbia është “patericë” e Rusisë dhe është e para vetëm sa i përket krimit. Ai foli mbi arsyen e vërtetë të pjesëmarrjes së ekipit serb në Katar 2022, duke thënë se ishin aty për të prezantuar Rusinë, e cila u përjashtua këtë botëror, për shkak të luftës me Ukrainën.
Musliu në rrjetin social Facebook ka shkruar po ashtu se, arsyeja tjetër e pjesëmarrjes së Serbisë në këtë garë ishte komplet politike, duke përmendur kështu shfaqjen e flamurit serb me hartën e Kosovës në zhveshtore.
?????? ??? ????? – ?????? ? ?????????
(Hulumtim me OSINT)
Mungesa e rezultateve sportive, duke u renditur ndër përfaqësueset më të dobëta, e bëri Serbinë dhe aparatin shtetëror e kriminal të tyre, që ta humbasin vëmendjen nga dështimi, ta rrisin nacionalizmin e shovinizmin serbomadh.
Zaten, mbi rezultate eventuale, ata sportin e kanë shfrytëzuar në radhë të parë për kriminalitet, e më pas edhe për propagandë nacionale. Prandaj, edhe efekti është i njëjti – më së paku rezultat sportive, e shumë pluhur për nacionalizmin, që i vie era krim.
Me këtë, serbët dërguan mesazhin se e mbështesin agresionin rus. Pra, përveç se nuk i bashkëngjiten botës për t’i vënë sanksione Rusisë, ata e përkrahin atë. E kanë përkrahur dhe e përkrahin edhe me vullnetarë.
Në ndeshjen e parë, me humbje nga Brazili, serbët nxorën një flamur serb, në formë të hartës së Kosovës, nga zhveshtorja e stadiumit në Katar. Kjo do t’i entuziazmonte serbët e mpirë nga humbja e balerinëve brazilianë.
Ndonjë media serbe, pak nga ato që kanë ngelur pa u ngulfatur nga Vuçiqi, shënuan ndonjë shkrim për këtë turp. Madje, disa nga to, zbuluan lidhjet e futbollistëve serbë me krimin – drogën.
“Futbollistët serbë në mbretërinë e drogës…”, ishte një nga titujt e media serbe. Bëhet fjalë për futbollistët Dushan Petkoviq, Predrag Stankoviq dhe Draga C. (i cili u dënua në Gjermani për kontrabandë me drogë).
I pari, natyrshëm është klubi i tyre i zemrës – çerdhja e kriminalitetit “?????? ??????”.
Vet ??????? ??????? ???????????? ? ???? ??? ? ????. Dhe kjo ka histori. Historia është e moçme, së paku 50-vjeme. Por, kulminacioni u arrit, kur Zvezdën dhe tifozët e saj i udhëhoqi ??????, ????????? ??? ? ???? ???????? ????. Vrasësi i madh serb, ishte kryetifozi i klubit të madh serb. Por, jo vetëm kaq. Arkani u bë edhe lider i Zvezdës në vitet e ’90-ta. Më pas edhe drejtor i klubit tjetër OFK Beograd. Nga Zvezda dolën paramilitarë të tjerë luftë, pjesëtarë të “???????? ??? ????”.
Por, Zvezda vazhdoi të mbetet edhe më tej edhe pjesë e shërbimit sekret serb - sot e BIA-s.
Njëri nga udhëheqësit e shërbimit serb të inteligjencës, është edhe anëtar i kryesisë së këtij klubi kriminalpo-sportiv. Bëhet fjalë për serbin që dikur ka jetuar shkurt në Prishtinë, ????? ???????.
Sporti serb, dhe veçmas futbolli, është i mbuluar me skandale. Nën fanellat e futbolistëve të tyre, fshihen krimet e luftës, kontrabandistët e drogës, ata të cigareve dhe për fat të keq edhe ndonjë prift i Kishës Ortodokse Serbe.
Kampionati Botëror “Qatar 2022”, Serbinë e renditi, nga fundi, të tretën. Po, serbët janë vërtetë të parët në kriminalitet.