Musliu-Shoshi ngre shqetësim për shkelje të të drejtave të njeriut të katërshes së UÇK-së në Hagë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Musliu-Shoshi ngre shqetësim për shkelje të të drejtave të njeriut të katërshes së UÇK-së në Hagë
Ariana Shoshi Musliu
24/04/2026 - 13:05
Linku u kopjua

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu Shoshi ka ngritur shqetësimin për shkelje të të drejtave të njeriut për katërshen e UÇK-së në Hagë.

Gjatë pyetje parlamentare në seancë, ajo e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a janë të njoftuar partnerët ndërkombëtarë për këto shkelje.


“Shqetësimi i parë që kam ngritur meqë kjo mund të jetë seanca e fundit ku ne bëjmë pyetje parlamentare dhe ngrisim çështje me rëndësi ka të bëjë me shqetësimin që kemi për shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si dhe deklarimet e ministrit të Punëve të Jashtme, njëkohësisht zëvendëskryeministër i Belgjikës, Maxime Prévot, i cili tha se mungesë informacioni jemi si shtete për këto të padrejta që po bëhen. Prandaj, pyetjet e mia drejtuar Albin Kurtit janë si në vijim: A i ka informuar qeveria partnerët ndërkombëtarë për këto shqetësime që i kemi të gjithë ne lidhur me shkeljet e të drejtave të Njeriut që po ndodhin në Dhomat e Specializuara në Hagë? Pse ka mungesë koordinimi dhe informimi në këtë nivel, çfarë veprimesh konkrete po ndërmerren për mbrojtjen e të drejtave të çlirimtarëve tanë”, deklaroi ajo.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026