Musliu – qytetarëve: Nëse nuk dëshironi të sulmoheni, evitoni udhëtimet nëpër Serbi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Drehtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka paralajmëruar se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra.

Ai ka paralajmëruar qytetarët që ende udhëtojnë nëpër Serbi se në këto barrikada ka serbë të ekstremit të djathtë që kanë lidhje me rusët.

“Aty janë edhe terroristët e Milan Radoiçit e Aleksandar Vuçiqit”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Musliut, në mënyrë që të evitojnë ndonjë sulm të mundshëm, është më mirë që qytetarët të shmangin udhëtimin nëpër Serbi.

“Këto bëhen me të vetmin qëllim, që të nxisin tensione, duke e parë se komunat veriore janë spastruar nga kriminelët e orkestruar nga Beogradi. Aty do të konsumohet raki dhe drogë. Vuçiqi mendon se Kosova dhe NATO nuk e di që ai vet është organizatori i këtyre! Pra, nëse nuk dëshironi të sulmoheni, evitoni udhëtimet nëpër Serbi!”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024