Elon Musk ka thënë se do të ngrejë një “padi termonukleare” kundër Media Matters dhe të tjerëve, pasi kompanitë e mëdha amerikane ndaluan reklamat e tyre në rrjetin social X për shkak të shqetësimeve rreth antisemitizmit.
Mbikëqyrësi i medias Media Matters tha në fillim të kësaj jave se zbuloi se reklamat e korporatave nga IBM, Apple, Oracle dhe Comcast's Xfinity ishin vendosur së bashku me përmbajtje antisemitike, duke përfshirë atë që lavdëronte Adolf Hitlerin dhe nazistët.
“X do të ngritë një padi termonukleare kundër Media Matters dhe të gjithë atyre që bashkëpunuan në këtë sulm mashtrues ndaj kompanisë sonë”, tha Musk në një postim në X, i njohur më parë si Twitter.
Elon Musk paditet për të drejtat prindërore të tre fëmijëve të tij - KosovaPress
Musk vazhdoi duke mohuar gjetjet e Media Matters. Shtëpia e Bardhë iu bashkua protestës kundër postimit të Musk të premten, me një deklaratë që e quajti atë një "promovim të neveritshëm të urrejtjes antisemitike dhe raciste" që bie ndesh me vlerat tona thelbësore si amerikanë.