Muriqi shënon, bashkëlojtari Mojica i jep mbështetje : “Për Kosovën”
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Muriqi shënon, bashkëlojtari Mojica i jep mbështetje : “Për Kosovën”
vedat muriqi
04/04/2026 - 18:54
Linku u kopjua

Në kuadër të La Liga-së Mallorca dhe Real Madrid zhvilluan një përballje të fortë, ku vendasit arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 41-të me golin e Morlanes derisa Reali reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 88-të, përmes Eder Militao,

Vendimtar ishte Vedat Muriqi i cili shënoi golin vendimtarë në minutat shtesë, për rezultatin 2-1, duke shpërthyer në lotë pas golit. 

Ndërkohë bashkëlojtari i Vedat Muriqit i’u drejtua kamerave të ndeshjës, Johan Mojica, pas golit të Piratit ndaj Real Madridit me fjalët: “Për Kosovën, për Kosovën”,duke lënë të nënkuprohet se goli i Muriqit ishte për dedikim për Kosovën.

Një javë me emocione të përziera për Muriqin, pasi të martën Kosova nuk arriti kualifikimin në Botëror, por vetëm disa ditë më vonë Muriqi vazhdon të shkëlqejë në Spanjë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026