Muriqi asiston për golin e Mallorca - përjashtohet nga loja
Sport
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua
Mallorca mposhti sot në terrenin vendës Girona me rezultatin 2:1, në xhiron e 18-të të La Ligës së Spanjës në futboll.
Mysafirët erdhën në epërsi pas një aksioni të furishëm me golin e Donny van de Beek në minutën e shtatë.
Vedat Muriqi asistoi për barazimin e vendësve kur Larin mposhti portierin kundërshtar në minutën e 20-të.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës u përjashtua, pas shikimit të VAR-it në minutën e 32-të të ndeshjes. Muriqi, sipas gjyqtarit të takimit Francisco Jose Fernandez, bëri një veprim të rrezikshëm ndaj futbollistit kundërshtar, për çka u detyra të largohej duke lënë ekipin me një lojtar më pak.
Nesër zhvillohen këto ndeshje: Atletico Madrid - Getafe, Deportivo Alaves - Athletic Club, Real Sociedad - Las Palmas, Villarreal - Real Betis dhe Barcelona-Leganes.