Murati thotë se fjala korrupsion në raportin e DASh-it është përgjysmuar, opozita i reagon
Lexohet për: 2 min.
Hekuran Murati
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë krahasim se sa herë është përmendur fjala korrupsion në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), krahasuar me vitin 2019. Ai deklaroi se ka pasur përgjysmim të përmendjes së kësaj fjale. Ai mohoi se është hetuar për korrupsion, por vetëm kallëzim penal të dorëzuar nga PDK-ja.

Kështu u është përgjigjur ai partive opozitare në diskutimin që po zhvillohet lidhur me gjetjet e raportit të DASh-it.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se asnjëherë nuk ka qenë i hetuar për korrupsion.

Deklarimi i tij është përcjellë me reagime të deputetëve opozitarë, ku Murati tha se nuk ka më monopole për shërbim ndaj oligarkëve.

Më pas ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili tha se pesë ministra janë nën korrupsion.

Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj kritikoi deklarimin e ministrit Murati lidhur me raportin e DASh-it.

Ndërkaq, ministri Murati ka cituar raportin e Freedom Hourse, që dikur përmendte Hashim Thaçin e Ramush Haradinaj si figura të lidhura me korrupsionin.

Më pas ka pasur tensione në Kuvendin e Kosovës, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka kërkuar me ton të lartë që sigurimi t’i largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin e PDK-së, Ferat Shala. Kjo ndodhi për shkak se PDK kërkonte fjalën për reagim ndaj ministrit Hekuran Murati, derisa nënkryetarja Saranda Bogujevci nuk lejoi një gjë të tillë. /Sh.Pajaziti/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024