Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar.
Ai në Facebook ka shkruar se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tremujorin e katërt 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96 për qind.
Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri dje ka thënë se informatat e para të tremujorit të parë 2024 rreth qarkullimit të bizneseve në Kosovë, tregojnë se fuqia blerëse ka rënë nga 15%- 50%.
“Kosova po përjeton një tronditje ekonomike shkak i “shembjes” së bizneseve. Me qindra biznese të vogla gjithandej Kosovës, duke përfshirë dyqane, biznese të vogla të shitjes, kafiteri, restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit. Me mbylljen e bizneseve do të shkojmë drejt rritjes së papunësisë në Kosovë që ndikon në rritjen e varfërisë dhe uljen e nivelit të jetesës për qytetarët”, ka shkruar Tahiri në Facebook.