"Pse ky nxitim?", Murati: Shpërndarja e Kuvendit pengoi vendime për 121 milionë euro
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
"Pse ky nxitim?", Murati: Shpërndarja e Kuvendit pengoi vendime për 121 milionë euro
08/03/2026 - 17:15
Linku u kopjua

Ministri aktual i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se sipas Kushtetutës kishte ende kohë që deputetët të vazhdonin punën dhe të miratonin një sërë vendimesh të rëndësishme për vendin.

Murati theksoi se brenda afatit prej 60 ditësh që parasheh Neni 82 i Kushtetutës, në Kuvend do të mund të votoheshin marrëveshje ndërkombëtare, ligje të rëndësishme dhe reforma të tjera.

Sipas tij, vetëm në seancën e së premtes që lamë pas ishin planifikuar të votoheshin marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej rreth 121 milionë eurosh.

Ai shtoi se në rend dite do të mund të ishin edhe ligjet që lidhen me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për Kosovën, miratimi i të cilave do të mundësonte lirimin e një pjese të mjeteve nga pakoja prej 882 milionë eurosh.

Murati përmendi gjithashtu edhe rishikimin e buxhetit, ligje dhe reforma të tjera me rëndësi jetike për vendin, si dhe mundësinë e procedimit të ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit me votë direkte nga qytetarët.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe do të mund të arrihej edhe një marrëveshje konsensuale për presidentin, duke shmangur kështu një ngërç institucional.

“Mirëpo në vend të këtyre, Kuvendi u shpërnda me dekret kundër-kushtetues, përmes të cilit përfaqësuesve të popullit iu mohua e drejta të kryenin punën e tyre”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka ngritur gjithashtu pyetjen se pse u bë një veprim i tillë me nxitim, duke lënë të kuptohet se shpërndarja e Kuvendit ka penguar miratimin e disa proceseve dhe vendimeve të rëndësishme për vendin.

Të enjten mbrëma Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh presidentin.

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu tha se nuk mund të vazhdohet me votimin, meqë nuk janë prezentë 80 deputetë. Derisa ka njoftuar se menjëherë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për t’i pezulluar afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. E Osmani që është aktuale, po vlerëson su kaluan afatet andaj edhee shpalli shpëndarjen e Kuvendit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026