Murati për ligjet në Kushtetuese: Po mbahen të bllokuara në emër të “interesit publik”
Lexohet për: 1 min.
Gjykata-Kushtetuese-objekti-foto_Xhemail-Sllovinja-5
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka publikuar ligjet që janë dërguar nga opozita për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se janë ligje që po mbahen të bllokuara në emër të “interesit publik”.

Ai ka shkruar në Facebook se Ligji për çmimet tavan, është dërguar në Kushtetuese nga LDK, pastaj, Ligji për pagën minimale, i dërguar nga AAK dhe ligji për faljen e tatimit në pronë, i dërguar nga PDK.

Përndryshe, KosovaPress gjatë ditës ka shkruar Qeveria e Kosovës dhe mazhoranca në Kuvend po akuzohen për miratim të ligjeve që janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Sipas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ekzekutivi është shndërruar në shkelësin më të madh të Kushtetutës, ndërkaq në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thonë se në përmbajtjen e ligjeve të sponsorizuara nga qeveria ka probleme serioze kushtetuese. Në anën tjetër, në partinë në pushtet kritikojnë opozitën se po përdorë mekanizmin e Gjykatës Kushtetuese për të bllokuar reformat që po i ndërmerr qeveria.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bpushteti-akuzohet-se-po-miraton-ligje-ne-kundershtim-me-kushtetuten/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025