Në kuadër të takimeve të 33-ta vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Erevan të Armenisë, sot u mbajt Seanca Plenare e Bordit të Guvernatorëve të BERZH, në të cilën mori pjesë ministri i Financave Hekuran Murati.
Gjatë diskutimit, ministri Murati vuri në dukje performancën e mirë të ekonomisë së Kosovës, duke nënvizuar përpjekjet e vazhdueshme për të qenë të vëmendshëm ndaj zhvillimeve globale dhe për të mbështetur në mënyrë aktive qytetarët dhe bizneset në tejkalimin e sfidave me të cilat u ballafaquan.
Murati nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucione si BERZH, që luajnë një rol kyç në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë në rajon. Ai ri-përsëriti përkushtimin e Kosovës për të punuar me BERZH në projekte që kontribuojnë në zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të vendit.