Murati ka një porosi për qytetarët: Cila është arsyeja të votohen deputetët e opozitës që po sabotojnë shtetin
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Murati ka një porosi për qytetarët: Cila është arsyeja të votohen deputetët e opozitës që po sabotojnë shtetin
murati1234
28/04/2026 - 23:43
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar nga qytetarët që mos t’i votojnë partitë opozitare, meqë sipas tij ata po e sabotojnë shtetin duke mos marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Murati në seancën pak para mesnatës për zgjedhjen e presidentit tha se opozita po e dërgon vendin në zgjedhje të cilat kanë qenë lehtësisht të evitueshme.

“Ulëset e tyre janë të thata dhe ata nuk e përfaqësojnë qytetarin që ka votuar. Të gjithë ju qytetarë që keni dhënë votën për ata deputetë dhe sot nuk po ju përfaqësojnë me mungesën këtu, duke sabotuar Republikën e Kosovës dhe duke çuar vendin në zgjedhje të evitueshme dhe të panevojshme. Ju duhet t’i pyesni ata se pse me ju votu juve? Nëse ata deputetë nuk po ju përfaqësojnë juve, cila është arsyeja me i votu”, tha ai.

Murati shtoi se kosto për shkuarjen në zgjedhje është e rëndë për qytetarët, ku humbin edhe qindra miliona euro nga Plani i Rritjes së BE-së./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026