Murati: 20 vite kishte premtime por jo ndonjë masë që fuqizonte pozicionin e gruas në shoqëri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se 20 vite kishte premtime për mbështetjen e grave, mirëpo askujt nuk iu kujtohet ndonjë masë apo ndonjë veprim që ka pas synim fuqizimin e pozicionit të gruas në shoqëri, e aq më pak fuqizimin ekonomik.

Murati në panelin për politikat qeveritare për gratë e vajzat, i cili po mbahet në kuadër të Këshillit të Përgjithshëm, ka thënë se gratë janë gjysma tjetër e kombit, pa të cilën sfera ekonomike dhe sferat tjera janë të pakompletuara.

“Përveç se si qëllim në vetvete barazia, ne e shohim dhe patjetër që duhet ta shohim gruan si komponent kyçe, pra është gjyma tjetër e kombit pa të cilën çdo iniciativë ekonomike por edhe në çdo sferë tjetër është e pakompletuar. Kjo ka qenë pikënisja e jonë kur kemi vendosur në programin tonë elektoral atëherë dhe qeverisës pas fitores tonë të përkujdesemi që komponentat kryesore të dedikohen për gratë. Kemi pas 20 vite qeveri të kaluara të cilat kanë bërë premtime gjithfarë për 200 mijë vende pune, fonde për investime, mirëpo askujt nuk iu kujtohet ndonjë masë apo ndonjë veprim që ka pas synim fuqizimin e pozicionit të gruas në shoqëri e aq më pak fuqizimin ekonomik”, tha ai, duke shtuar se nuk kanë pas masa mbështetëse vetëm në një drejtim, por kanë mbështetur çdo periudhë të grave dhe vajzave.

“Në kuadër të programit tonë nuk ka qenë një masë, dy apo tri të shkëputura nga njëra tjetra por ideja dhe synimi ka qenë që ta trajtojmë këtë komplet nëpër fazat e ciklit jetësor të një vajze apo gruaje në mënyrë që të shohim në intervenime sa më të hershme që të përforcohet pozita e vajzës apo gruas në shoqëri dhe pastaj edhe ta ndjek gjatë gjithë jetës”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024