Munishi synon Superligën me Ferizajn, pastaj edhe Evropën
Lexohet për: 1 min.
6-Munishi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ferizaj e ka bërë zyrtare para pak çastesh Ismet Munishin si trajnerin e ri të klubit.

Ferizaj, i cili tashmë do të garojë në Ligën e Parë nga sezoni i ardhshëm, ka bërë të ditur se ka arritur akordin me Munishin për një marrëveshje dy vjeçare, raporton KosovaPress.

Me rastin e prezantimit te Ferizaj, Munishi tha se është i lumtur me detyrën e tij të re, ndërsa objektivat i bëri të qarta: inkuadrimi në Superligë e më pas edhe garat evropiane.

“FC Ferizaj pavarësisht që do të garojë në Ligën e Parë, jam i bindur se do të funksionojë me logjikën e një klubi kampion të Superligës. Projekti është shumë serioz, ne e synojmë jo vetëm Superligën, por edhe Evropën në një periudhë të afërt”, tha Munishi.

Së fundmi, Munishi ishte trajner i Prishtinës, para se kjo e fundit të emëronte Debatik Currin si zëvendësuesin e tij, ndërsa ka drejtuar edhe skuadrat e njohura si Ballkanin, Gjilanin e Llamkos Vushtrrinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024