Mos prezenca e auditorës së përgjithshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit, Vlora Spanca dhe kryesuesit të Bordit të Agjencisë Kosovare e Privatizimit(AKP) ka bërë qe Komisioni për Buxhet të mos e shqyrtoi raportin e auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”
Kjo pikë e rendit të ditës u vendos që të shqyrtohet në mbledhjen e së hënës për të qenë të pranishëm edhe drejtuesit e AKP-së.
Zëvendës auditori i përgjithshëm, Bezard Halilaj tha se në takimet kur diskutohen raportet e auditimit nuk merr pjesë auditorja e përgjithshme, praktikë është të marrin pjesë ekipet që për së afërmi kanë qenë pjesë e auditimit.
Ndërsa, anëtari i Bordit të AKP-së, Mentor Hyseni theksoi se kryesuesi i AKP-së nuk është i pranishëm për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa zëvendës kryesuesja e Bordit të AKP-së ka treguar se për shkak te disa takimeve tjera nuk ka mundur të jetë prezentë.