Mungesa e komandantit ndez debatin në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mungesa e komandantit ndez debatin në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut
kuvendi-komunal-mitrovic
27/03/2026 - 16:35
Linku u kopjua

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut i ka bërë ftesë komandantit të stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, Rexhep Kastrati, që të raportojë për situatën e sigurisë në këtë komunë. Megjithatë, mosprezenca e tij në këtë seancë ka nxitur debat të ashpër mes përfaqësuesve politikë lokalë, të cilët kanë shprehur qëndrime të kundërta për obligimet ligjore dhe bashkëpunimin institucional.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozaq, tha se ftesa për komandantin ishte bërë në përputhje me ligjin, por përgjigjja e tij ishte negative.

Ai shtoi se kjo situatë është në kundërshtim me normat ligjore, e as me sjelljen profesionale.

Edhe kryetari i komunës, Milan Radojeviq, e kritikoi mungesën e komandantit, duke theksuar rëndësinë e transparencës.

Ai ngriti edhe çështjen e standardeve të dyfishta në raportim.

Ndërkohë, asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Doli-Ferati, sugjeroi një zgjidhje institucionale për tejkalimin e situatës.

Nga opozita serbe pati akuza të ashpra ndaj policisë. Marko Jakshiq nga Iniciativa Qytetare Serbe deklaroi

Në anën tjetër, asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Emir Azemi, vuri në pikëpyetje bazën ligjore të kërkesës për raportim, duke kërkuar sqarim konkret mbi obligimet e komandantit të policisë.

Aida Doli-Ferati, iu kundërpërgjigj akuzave për “shtet policor”, duke theksuar se në Mitrovicën e Veriut ekziston liria e protestës.

Nga ana tjetër, asamblisti i Demokracisë Serbe, Ivan Orloviq, akuzoi policinë për ushtrim represioni dhe trajtim të pabarabartë ndaj qytetarëve joshqiptarë.

KosovaPress ka kontaktuar edhe komandantin e stacionit të policisë në Mitrovicë të Veriut, Rexhep Kastrati, për të marrë një qëndrim lidhur me mospranimin e ftesës.

“I kemi kërkuar që, kur të formojnë Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, ne marrim pjesë në ato takime. Përndryshe, kështu para asamblistëve jo”, tha Kastrati për KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026