Mungesa e investimeve, OEK kërkon rritjen e borxhit publik
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale. Sipas tij, bizneset nuk kanë gjetur përkrahje nga ekzekutivi. Rafuna konsideron se Kosova nuk e ka komoditetin që të ketë borxh publik të ulët.

Derisa thekson se kërkesë e tyre ishte gjetja e mundësive për rritjen e borxhit publik – qe të ketë më shumë investime në vend - Rafuna thotë se ka ndodhur e kundërta.

Ai vlerëson se nuk është shënuar ndryshim i ambientit të të bërit biznes në Kosovë përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes së Kurtit.

“Është dashur të ketë shumë më shumë hapa konkret, veprime sa i përket ndryshimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë, duke filluar prej politikave fiskale. Në këtë mandat katërvjeçar nuk e kemi parë asnjë ndryshim, në kuptimin lirim nga ndonjë tatim, qoftë indirekt apo direkt, por nuk kemi parë ndonjë masë tjetër administrative. Këtu është dashur me urgjencë që të ketë reforma”, thekson Rafuna.

Duke folur për nevojën e rritjes së borxhit publik, thotë se Kosova ka nevojë për projekte kapitale të cilat kanë ndikim në mirëqenien e qytetarëve.

Megjithatë, kryetari i Odës Ekonomike thotë se me disbursimin e mjeteve nga “Plani i Rritjes” Kosova do të përfitojë më shumë.

Rafuna ka komentuar edhe vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e masës së sigurisë për mallrat serbe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024