Mulaj zotohet se bizneset do të kthehen në shtyllën kryesore të zhvillimit të vendit
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Bizneset në Kosovë do ta kenë një derë hapur për ti shprehur shqetësimet e tyre dhe për ti quar përpara ëndrrat për një Kosovë më të mirë.
Kështu është zotuar kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj duke thënë se do ta kthej biznesin në shtyllën kryesore të zhvillimit të vendit.
“Pesë vite nuk janë pak. Pesë vite sfida, pasiguri dhe barriera të panevojshme. Jo pse ju nuk keni punuar me përkushtim, jo pse nuk keni luftuar për të mbajtur bizneset gjallë, por sepse qeveria e majtë nuk ka qenë në anën tuaj. Mbi 15 miliardë euro kanë kaluar në duart e kësaj qeverie, por ku kanë përfunduar? A i keni ndjerë ju? A ju kanë ndihmuar të rriteni, të krijoni vende të reja pune, të investoni në të ardhmen? Jo! Sepse biznesi nuk ka qenë prioritet. Ju, që me mund e sakrificë mbani gjallë ekonominë, jeni lënë në harresë. Sot, Kosova renditet krah Rusisë, Bjellorusisë dhe Kinës për shkak të sanksioneve nga BE. Kjo nuk është rruga jonë! Kosovës i duhet një imazh i mirë ndërkombëtar, qasje në financa globale dhe një qeveri që e kupton dhe e respekton biznesin”, tha Mulaj.
Mulaj shtoi se 9 shkurti është afër dhe se sipas tij është koha për ndryshim.
“Prandaj, 9 shkurti është afër. Është momenti për ndryshim! Kam pasur nderin t’ju takoj shumë prej jush, të dëgjoj shqetësimet tuaja dhe të ndaj ëndrrat e përbashkëta për një Kosovë më të mirë. Si ekonomist dhe njohës i mirë i situatës së biznesit, do të jem zëri juaj kurdoherë në Kuvendin e Kosovës. Do të jem aty për ju, për sakrificën dhe mundin tuaj, për ta kthyer biznesin në shtyllën kryesore të zhvillimit të vendit. Voto për një Kosovë që respekton dhe fuqizon bizneset! Voto Lidhjen Demokratike të Kosovës me numrin 124, Voto Dr. Sci. Besim Mulaj me numrin 79. Koha e pritjes ka mbaruar – Koha është për ndryshim!”, ka shkruar Mulaj në rrjetin social Facebook.
Artikull i sponsorizuar