Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj i cili në listën zgjedhore mban numrin 79, ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët mbështetës të LDK-së.
“Me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj secilin prej jush, kudo në Kosovë, që me kurajë dhe përkushtim keni mbështetur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vizionin e Lumir Abdixhikut për kryeministër. Mbështetja juaj është zëri i ndryshimit, forca që na frymëzon dhe përgjegjësia që na nxit të punojmë për një Kosovë demokratike dhe Euro-atlantike”, ka thënë Mulaj.
“Jemi në prag të një vendimi historik. Edhe këto pesë ditë që na ndajnë nga 9 shkurti, ju ftoj me gjithë shpirt të bëjmë gjithçka për të përkrahur fuqinë e ndryshimit, për të mbrojtur dhe fuqizuar trashëgiminë e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ashtu si deri më sot, edhe pas 9 shkurtit, me tërë qenien time do të punoj për ju, për Kosovën, për të ardhmen që e meritoni – me dinjitet, me përkushtim dhe me përgjegjësi në Kuvendin e Kosovës. Pa besim s’ka ndryshim”, ka shkruar Mulaj.
Artikull i sponsorizuar