Në Kosovë, përkatësisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve para disa ditësh kanë arritur mbi 1 milion e 752 mijë fletëvotime për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Ndërsa, edhe në përfaqësitë diplomatike ku më 8 shkurt mërgimtarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar tashmë kanë shkuar mbi 21 mijë fletëvotime.
Bazuar në Listën Votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues, prej të cilëve 1 milion e 970 mijë 944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104 mijë 924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se fletëvotimet e shtypura kanë arritur tashmë edhe në përfaqësitë diplomatike ku më 8 shkurt do të votojnë mërgata e Kosovës.Sipas Elezit ato janë në vend të sigurt dhe fillimisht do t’i nënshtrohet procesi të vlerësimit e pas ditës së zgjedhjeve do të numërohen.
Më 9 shkurt do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Kosovës. Ndërsa, fushata zgjedhore ka filluar më 11 janar.