Mujanoviq thirrje për më shumë trysni ndaj shteteve që s’e njohin Kosovën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mujanoviq thirrje për më shumë trysni ndaj shteteve që s’e njohin Kosovën
muajnoviq 4321
20/06/2026 - 16:25
Linku u kopjua

Gjatë dëshmisë së tij para një komisioni parlamentar në Kanada, eksperti i Ballkanit, Dr. Jasmin Mujanoviq, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë që mosnjohjen e Kosovës ta trajtojnë si një përparësi diplomatike dypalëshe në raport me shtetet e mbetura të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

Mujanoviq, një specialist i politikave për çështjet e Evropës Juglindore, dëshmoi para Komitetit të Përhershëm për Punët e Jashtme dhe Zhvillimin Ndërkombëtar të Dhomës së Përfaqësuesve të Kanadasë. Ai u ftua të ofronte ekspertizën e tij mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka asnjë arsye të qëndrueshme pse vende si Spanja, Sllovakia dhe të tjera nuk e njohin sovranitetin e Kosovës. Duke ndjekur sugjerimin e shkëlqyer të kongresistit Self, mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja duhet t'ua bëjnë të qartë atyre pesë shteteve anëtare të mbetura të Bashkimit Evropian se mosnjohja e Kosovës do të trajtohet si një çështje dypalëshe midis Uashingtonit dhe Otavës nga njëra anë, dhe atyre pesë kryeqyteteve nga ana tjetër”, tha Mujanoviq, duke theksuar nevojën për një politikë të koordinuar perëndimore që do të ndihmonte në avancimin e stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik në Ballkan.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026