Muja thotë se Lahi Brahimaj nuk paguan qira për 25 hektarë tokë që i shfrytëzon nga AKP-ja, i reagon Tahiri
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet për raportin e auditimit të performancës për të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, tha se në raport paraqiten parregullsi të shumta dhe siç i quajti dallavere me pronën publike.
Sipas tij, në bazë të raportit dëshmohet se pavarësisht se janë nënshkruar kontratat për qiratë, paratë për të njëjtat nuk janë mbledhur në shumë raste.
Ai përmendi ish-deputetin e AAK-së, Lahi Brahimaj, i cili, siç thotë Muja nuk ka paguar qiranë për 25 hektarë tokë që i shfrytëzon në Gjakovë nga AKP-ja.
Por atij i reagoi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili i konsideroi si të pavërteta pretendimet e deputetit Muja.
Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kërkoi që të gjitha parregullsitë e paraqitura në raportin e auditimit të dërgohet në Prokurorinë Speciale nga Bordi aktual i AKP-së.