Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Institutin e Shëndetit Publik vazhdojnë të apelojnë për kujdes të shtuar gjatë konsumimit të ujit të pijes, duke theksuar se uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.
Sipas MSh-së, kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.
QYTETARË TË NDERUAR, VLONI UJIN!
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.
?? Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.
?? Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.
Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.
? Duke pasur parasysh se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat me të dhënat e përditësuara (22 Janar 2023):
? KRU "Prishtina"- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj mbetet jashtë funksionit.
Reduktime të ujit do të ketë edhe në disa zona të Prishtinës.
Rekomadohet që uji para përdorimit të vlohet.
Pikat e larta në Drenas që nuk janë furnizuar me ujë, furnizohen nga autoboti.
Rekomadohet që uji para përdorimit të vlohet.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
? KRU "Mitrovica"- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë kanë startuar trajtimin e ujit.
Rekomadohet që uji para përdorimit të vlohet.
Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit.
Turbullira vazhdon me qenë prezente në burimet Burimi Drini i Bardhe-Radavc dhe burimi Shkozë-Junik.
Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarinë - Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP - Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
? KRU "Gjakovë"- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan, Gërqinë dhe Rekë.
Në zonat e furnizimit nga burimet në Demjan, Gërqinë dhe Rekë ende ka turbullirë dhe uji nuk rekomandohet për pije dhe dhe para përdorimit duhet të vlohet.
? KRU "Bifurkacioni"- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik.
? Uji në rrjetet shpërndarëse është normalizuar dhe është brenda standardeve të parapara për ujë të pijshëm.
?? IKSHPK/Qendra e ujit rekomandon dhe apelon qytetarët që:
Kjo procedure e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.
Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.
• Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit
• Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit
• Sanimin e gjendjes aktuale në rast të defekteve teknike
• Riparimi dhe debllokimi i pusetave
Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.
? Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situates epidemiologjike do të informoheni në kohë reale.