Motivet e pasura në portat e Rehovës
Lexohet për: 1 min.
rehova12
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Në fshatin piktoresk të Rehovës në Shqipëri, përveç arkitekturës së veçantë të shtëpive, karakteristike janë edhe portat e gdhendura me mjeshtëri nga artizanë të talentuar. Ato pasqyrojnë një harmoni perfekte midis artit dhe funksionalitetit.

Në një pjesë të madhe të tyre, shtëpitë e Rehovës ruajnë karakteristikat e punimit nga mjeshtrat rehovarë si dhe kohën kur janë ndërtuar, që daton në fillimet e shekullit XX.

Çdo motiv dhe ornament mbart një histori dhe simbolikë të veçantë, duke na rikujtuar rëndësinë e Trashëgimisë Kulturore.

Fshati i Rehovës ka një potencial të madh për të zhvilluar agroturizmin. Fshati që dikur shquhej për zanatçinjtë e tij, si mjeshtra gurgdhendës tashmë vlerësohet për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme./ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024