Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ku temperaturat më të ulëta do të zbresin në minus 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 11 gradë Celsius.
Ditën e hënë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Nëpër ultësira parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore dhe vende -vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
Ditën e mërkurë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale diellore, dhe vende-vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.