Moti me shi e borë
Lexohet për: 1 min.
PR CITY (18 of 20)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë barike do të krijojë kushte për krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Sipas institutit, reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore.

“Sa i përket temperaturave , ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira , por jo edhe kushtet agrometeorologjike , pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës, të hënën dhe ditën e marte”, thuhet në njofitm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025