Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara me temperatura maksimale deri në 34 gradë Celsius.
Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, me temperatura minimale 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 28-30 gradë. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, me temperatura minimale 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 28-31 gradë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.
Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.
Indeksi i rrezeve ultraviolet mbetet i lartë andaj qytetarët këshillohen nga ora 9:00-17:00 t’i shmangen ekspozimit direkt të diellit.
Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset e larta malore ku mund të ketë ndonjë rigë e izoluar, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.