Rriten çmimet e konsumit, këto janë produktet më të shtrenjta
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rriten çmimet e konsumit, këto janë produktet më të shtrenjta
10/03/2026 - 16:10
Linku u kopjua

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) në Kosovë ka shënuar rritje mesatare prej 6,0 për qind në muajin shkurt 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025, ndërsa inflacioni mujor ishte 0,6 për qind krahasuar me janarin 2026, raporton KosovaPress.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i disa grupeve të mallrave dhe shërbimeve, përfshirë shërbimet në lidhje me pajisjet personale të transportit (42,5%), biletat e fluturimeve (39,0%), si dhe furnizimi me ujë dhe shërbime të tjera që lidhen me vendbanimin (33,4%).

Rritje të dukshme janë regjistruar edhe te lëndët djegëse të ngurta si drutë dhe peleti (16,8%), pemët (16,4%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve të transportit (15,1%), si dhe mishi (14,7%). Po ashtu janë shtrenjtuar edhe pushimet e organizuara (13,2%), shërbimet ambulantore (9,6%), shërbimet hoteliere (9,5%) dhe kafeja, çaji dhe kakao (9,3%).

Rritje janë regjistruar edhe te produkte të tjera ushqimore dhe shërbime, përfshirë peshkun, perimet, produktet e qumështit, bukën dhe drithërat, pijet alkoolike, si dhe mallrat për mirëmbajtjen e ekonomisë shtëpiake.

“Shtrenjtime pësuan edhe për peshq (8,0 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira  (7,4 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (6,7 %); kujdes personal (6,6 %); perime  (6,4 %); pije alkoolike (6,4 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,1 %),; qumësht, djathë dhe vezë (5,6 %); mirëmbajtje dhe rregullim të vendbanimit (5,5 %);  prodhime ushqimore (5,4 %); gjëra personale (5,2 %); bukë dhe drithëra (5,2 %); duhan  (4,2 %); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3,9 %); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3,9 %); veshje (3,3 %); vajra dhe yndyra (3,1 %); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2,7 %); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6,4 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Në të njëjtën periudhë, rënie e çmimeve është vërejtur vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, të cilat kanë shënuar ulje prej 7,6 për qind në baza vjetore.

Sa i përket inflacionit mujor, në shkurt 2026 çmimet u rritën mesatarisht 0,6 për qind krahasuar me janarin 2026. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i shërbimeve për pajisjet personale të transportit (24,4%), perimeve (5,8%), pemëve (4,0%) dhe pajisjeve audio-vizuele dhe të përpunimit të informatave (3,8%).


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026