Moti i keq shkakton shumë probleme, rruga Burrel-Rrëshen gati e pakalueshme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Moti i keq shkakton shumë probleme, rruga Burrel-Rrëshen gati e pakalueshme
vesrhime
19/11/2025 - 19:41
Linku u kopjua

Në rrugët nacionale Burrel - Skuraj dhe Burrel - Rreshen ka pasur probleme edhe gjatë sot. Në segmentin e Shkopetit ka pasur rënie të gurëve pothuajse në të  gjithë gjatësinë e tij.

Edhe pse  firma mirëmbajtëse ishte gjatë gjithë kohës  në terren, rruga ka vijuar vetëm me një korsi lëvizje. Për  fat të mirë  nga rënia e gurëve në rrugë nuk pati aksidente rrugore.

Gjatë ditës së sotme ka pasur probleme edhe në rrugën tjetër nacionale Ura e Matit - Rrëshen, ku ka pasur rënie të vazhdueshme të dheut.

Më problematik ishte segmenti në vendin e quajtur “Pujkë” ku në disa pjesë rruga është kthyer me një korsi lëvizjeje. Edhe pranë urës së Urakës vazhdojnë të ketë shembje të dheut.

Ajo që bie në sy gjatë këtyre dy ditëve në këtë aks rrugor nuk ka pasur asnjë mjet për të larguar dherat nga rruga në mënyrë që ajo të jetë lehtësisht e kalueshme. Bllokimi i kanaleve kulluese e ka rënduar më tej situatën në këtë aks rrugor.

Ndërkohë “Ura e Lufit” në Zenisht është gati në shembje pasi uji po gërryen bazamentin, raporton tch, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026