Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, duke shkaktuar jo pak probleme në disa qytete.
Vlora ishte qyteti i fundit i prekur nga stuhia, teksa reshjet e dendura sollën përmbytje dhe prezencë uji deri në 20-30 centimetra, ndërkohë që në disa zona të tjera niveli i ujit shkoi edhe 50 centimetra.
Stuhia shkaktoi probleme edhe në Lushnje ku niveli i ujit në rrugë i kaloi 40 centimetra, ndërsa shumë mjete u bllokuan në rrugë si pasojë e përmbytjeve.
Në Lezhë, Stacioni Meteorologjik Ushtarak konfirmoi se ranë mbi 45 milimetra shi. Reshjet me intensitet të lartë shkaktuan probleme në lagjen 11 janari, ku pati edhe përmbytje.Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në shumë prej rrugëve të Durrësit, duke shkaktuar vështirësi për kalimtarët dhe automjetet. Ndërkohë moti i keq vazhdon të mbajë të pezulluar aktivitetin e flotës së peshkimit.
Policia e Shteti ri-përsëriti apelin për shoferët dhe këmbësorët që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve gjatë gjithë fundjavës. /tch