Moskë, Prigozhin fajëson Kremlinin për vdekjen e ushtarëve të tij
Lexohet për: 1 min.
sadsa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kreu i grupit ”Wagner”, Yevgeny Prigozhin denoncoi në një video mungesën e rëndë të municioneve që prekin trupat e tij duke akuzuar udhëheqësit ushtarakë rusë për vdekjen e mercenarëve në fushën e betejës.

Në videon e publikuar në kanalin Telegram, Prigozhin deklaron se vuan një mungesë prej 70% të municioneve.

Ai tregon radhët e kufomave të luftëtarëve që dyshohet se vdiqën më 4 maj.

Mbrojtësi i ”Wagner”-it më pas sulmon udhëheqjen e ushtrisë ruse duke akuzuar shefin e shtabit të forcave të armatosura, Valery Gerasimov dhe ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu, për vdekjen e njerëzve të tij. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025