Lëvizja Vetëvendosje shkaku i pesë ankesave të fundit në PZAP që janë bërë nga subjektet politike, tri nga PDK-ja, një nga LDK-ja si dhe një nga Instituti Demokratik i Kosovës është gjobitur në total me 30 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.
Lëvizja Vetëvendosje në njërën nga ankesat është gjobitur nga PZAP shkaku i ankesës së LDK-së me 3 mijë euro.
Instituti Demokratik i Kosovës është ankuar për Lëvizjen Vetëvendosje duke pretenduar se në një tubim në Gjilan është identifikuar pjesëmarrja e fëmijëve nën moshën 15 vjeç. Më këtë arsyetim Vetëvendosje është dënuar me 3 mijë euro.
PDK poashtu është ankuar ndaj gjuhës së kryeministrit Albin Kurti në një tubim në Gjilan. Nga kjo ankesë LVV është dënuar me 5 mijë euro.Shkaku i shkeljes së kodit të mirësjelljes PDK është ankuar sërish ndaj LVV-së dhe kjo e fundit ëshë gjobitur me 4500 euro.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 10 mijë euro gjobë shkaku i ankesës së LVV-së e cila pretendon se është penguar tubimi i tyre në Skenderaj nga simpatizantët e PDK-së.
Edhe AAK-Nisma-Intelektualët është dënuar me 20 mijë euro shkaku i ankesës së LVV-së ndaj këtij koalicioni.