Thirrje për drejtësi e për të mos heshtur më kanë bërë Vasfija, Shyretja e Ramadani.
Rrëfimet e tyre janë dëshmi e tmerrit që kanë përjetuar 20 mijë gra e burra nga Kosova. Në Ditën Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale ata kanë ndarë reflektimet e tyre mbi këtë çështje, duke folur edhe për vendimin e tyre që gjithë tmerrin e përjetuar ta ndajnë publikisht.
"Ambasadorja e Guximit" ka folur në konferencën rajonale në shënim të 14 prillit me temën "Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim"
Ajo tha se ndjehet krenare për ndryshimet që po ndodhin prej kohës kur ka folur ajo publikisht, por gjithashtu bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të kenë prioritet trajtimin e këtyre rasteve.E mbijetuara e dhunës seksuale, Shyrete Tahiri u bëri thirrje të gjithë grave dhe burrave që ende hezitojnë t'i qasen drejtësinë duke thënë "le ta kthejmë frikën tonë në guxim".
Një vit më parë, pikërisht më 14 prill, foli burri i parë i dhunuar seksualisht – Ramadan Nishori nga Drenasi.
Numri i personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth 20 mijë gra e burra.